Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për 4 të plagosur (VIDEO)

55554

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për “BalkanWeb” se dy  automjete janë përplasur kokë më kokë, e si pasojë kanë mbetur 4 persona të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.