Aksident i rëndë – makina përplas për vdekje një grua dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Mamurras-Milot.

Mësohet se një automjet ka përplasur një grua pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga një krah në krahun tjetër.