A kishte dijeni për hakerimin? Ish-presidenti: Më thanë në korrik, sulmin e parë e bëri Edi Rama me patronazhistët

Ish-presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se së bashku me patronazhistët, ishin shkaktarë të sulmit të parë kirbernetik prej të cilit ra pre e-Albania në muajin korrik.

Në intervistën me Sokol Ballën në Top Story, Meta tha se e-Albania u hakerua pasi të gjitha të dhënat e shqiptarëve u mblodhën nga patronazhistët.

I pyetur nga Sokol Balla nëse qeveria e kishte vënë në dijeni se hakerat kishin ndërhyrë prej muajsh, ish-presidenti tha se u vu në dijeni vetëm në muajin e fundit të mandatit të tij presidencial.

Me këmbëngulje, kreu i Partisë së Lirisë kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen pasi sipas Metës, ai është i vetmi fajtor për këtë situatë.

“Sulmin ne e dimë, sulmin e parë ndaj sistemit e bëri Rama, se ua dha patronazhistëve të dhënat e shqiptarëve. Prokuroria në vend të merrej me këtë, u mor me kolegët tuaj. Gazetari e ka për mision. por nuk u morën me ata. Ky jep siguri sikur çdo gjë është në rregull.

Kam qenë në dijeni në muajin korrik për këtë situatë. Qeveria e dinte, ke raportet e ndërkombëtarëve. Ky është shteti mafioz që po flasim. Ka gjëra më të rënda. Janë një sërë problemesh.
Ky zotëria që i doli në mbrojtje patronazhistëve që janë harxhuar miliona euro. Një familjar i tij ka marrë 40 e ca mln euro. Ti erdhe në këtë situatë, do të vendosësh besimin e qytetarëve, jep dorëheqjen. Të mbaj përgjegjësinë e vet se hakerat i ka pasur 14 muaj.

Më mirë të hynë panik qytetarët sesa ta pësojnë. Ata ta kuptojnë çfarë aventurieri kane në krye të qeverisë. Ky të japi dorëheqjen. Duhet ta japi nëse ka pak përgjegjësi. Ne jemi në luftë me këtë. E hakeroi ky i pari. Ja la 14 muaj fushën lirë dhe shikoj ca u bë. TIMS  pa bashkëpunëtor nga brenda nuk do hakerohej.  I ftoj bankat të merreshin me iraninët. Pse i mori të dhënat e qytetarëve?